Dear friends. Gillespie is one of the best indie/alternative/rock bands of Prishtina. Their 3rd album is going to be released soon and the promotion is going to take place at a sports field in Ulpiana, Prishtina.

It starts on 19:00 with some music from Kushtrim Balaj and the gig starts at 20:45.

Ticket: 3 eur + 1 Sabaja Craft Brewery

See you there!

—————————————————————–

Të dashtun. Jemi afër publikimit të albumit tonë më të fundit. Më 16 shtator, kemi me performu në beton – inspirimin tonë më të madh, edhe afër komunitetit. Po ju ftojmë krejtve me na u bashku në nji performancë të gjallë, në Fushën e Basketit, Rr. Anton Pashku në lagjën Ulpiana, ku kemi me i performu kangt e albumit të ri, por edhe të dy albumeve të kalume.

Ky koncert promovues, nuk kish mujt me u realizu pa ndihmën e shokve tonë nga spielmaschinà.

Dyert hapen në ora 19:00. Na jemi të obligum me respektu rendin publik, andaj ju kishim lut’ të gjithëve me ardhë me kohë.

‘Diku, dikur…’ osht albumi i tretë i Gillespie edhe përbëhet nga gjithsej 8 kangë.

Albumi osht inqizu në Studio C. Muzika, aranzhmani edhe tekstet janë të gjitha prodhim i Gillespie deri sa producent në album është Dritero Nikqii. Masterimi i albumit osht bo prej Michael Haves.

Albumi, në formën që po del, vjen si produkt i ni bashkëpunimi me nji numër artistash edhe njerëz të vullnetit të mirë të qytetit tonë të lezeqëm. Muhamed Flugaj edhe Engjëll M. Sokoli, janë dy prej tyne, që nuk kan pritu me na ndëgju edhe me punu në kopërtinë, libërth edhe fotografi të albumit.

Menxi po presim me ju kthy performancave, e edhe me ju pa krejt juve që keni qenë edhe jeni afër skenës tonë të vogël alternative në kryeqytet.

Shihemi.

Gillespie


19:00 deri 20:30 Muzikë nga Kushtrim Balaj
20:45 deri 22:30 Gillespie

Location:
https://goo.gl/maps/tLxsSMZ8tWF2

Bileta kushton 3 eur + 1 Sabaja Craft Brewery